E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi Mobile Tax

Mobile tax është shërbim i ri elektronik. Përmes tij, Tatimet i mundësojnë informacione bizneseve direct në celulari. Administratori i një kompanie shërbimesh elektronike tregon se sa komod është prezenca e një aplikacioni të tillë në telefon, ku mund të futet përmes niptit të kompanisë për të pare detyrimet, afatet e pagesave apo edhe informacione të tjera tatimore.

Nëse një biznes nuk e di se kur duhet të paguajë detyrimet e tij pranë Tatimeve, informacionin ai e mëson menjëherë nga celulari i tij. 

Shefi i IT-së në Tatime, na tregon se një nga opsionet më efikase të këtij shërbimi është informacioni mbi detyrimet.

Mobile taks është një shërbimet më të reja elektronike të mundësuara nga Tatimet. Brenda një dite u numëruan 200 shkarkime. Një nga synimet e qeevrisë aktuale është të mudnësojë këtë shërbim edhe në Dogana.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›