E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me fermeret e Divjakes Prioritet zhvillimi rural

“Ju qytetarët do të jeni kryeministri im”. Nën këtë moto kryeministri Sali Berisha vijon turin e takimeve, ku këtë herë është ndalur me fermerët e rrethit të Divjakës. Gjatë bashkëbisdedimit me ta, kryeministri ka përmendur arritjet e qeverisë së tij në funksion të fermerëve, që nga investimet në infrastrukturë, investimet në vaditje dhe deri tek heqja e taksës për të gjitha bagëtitë e rracës dhe fidanet. Ndërsa ka premtuar mbështetje të gjithanshme për zhvillimin rural.
“Prodhimi bujqësor dhe zhvillimi rural i vendit është i një rëndësie kapitale. Kjo krizë botërore tregon se është një gabim me pasoja shumë të rënda n.q.s. hiqet dorë nga prodhimet e mundshme që një vend mund të bëjë. Kjo krizë fakton se prodhimi dhe punësimi duhet të jenë qëllimet më kryesore të çdo qeverie, të çdo shoqërie, të çdo vendi dhe ne i përmbahemi kësaj. Në vitet që vijnë ne do të bëjmë gjithëçka të shumfishojmë prodhimin tuaj. Kam kënaqësinë t’u informoj se në 6 vitet e fundit, eksportet bujqësore, nga 66 milion dollarë që kanë qenë, kanë arritur në 164 milion dollarë. Por unë nuk jam i kënaqur me këtë, sepse kam bindjen se potenciali ynë është mbi 10 herë më shumë. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë shqiptare, sepse balancon atë që quhet bilanc pagesash, raportet midis eksporteve dhe importeve. Deri sot ky balanc është i çrregulluar, është mbuluar në një mënyrë nga paratë që kanë dërguar emigrantët, por është në detyrën tonë të bëjmë gjithçka për të siguruar këtë balancë nëpërmjet prodhimeve tona. Ashtu siç kam deklaruar dhe në të gjitha takimet e tjera që kam zhvilluar, deri në datën 23 Qershor ju qytetarët jeni dhe
Këto bashkëbisedime po rezultojnë të rëndësishme jo vetëm për kryeministrin por edhe për qytetarët që kanë mundësinë të ngrejnë e probleme e tyre personale. Nje i moshur i qau hallin kryeministrit për 3 shqetësime familjare, ku njëra ishte për trashëgiminë e tokës, e dyta për mënyrën e shpërndarjes së pensionit dhe një tjetër cëshjte që është specifike për banorët e fshatrave, gardhi ndarës.

Kryeministri Berisha i premtoi zgjidhje te moshuarit për të trija hallet.
Kryeministri foli edhe për nevojën e rritjes së standardeve të produkteve bujqësore shqitpare cka sipas tij do ti mundësonte qeversië që të rrisë marketingun brenda dhe jashtë vendit për to. Sa i takon krijimit të kooperativave private Berisha e vlerësoi këtë nisëm por duke saktësuar se në këtë drejtim qeveria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa respektimi i vullnetit të fermerëve për krijimin e këtyre ndërmarrjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›