E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimi i bankave vijon me kufizime në disa degë

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Bankat tregtare kanë publikuar përditësimet mbi funksionimin e degëve të tyre në Tiranë, pas dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestave të ditëve të fundit, teksa një pjesë e institucioneve bankare po ofrojnë shërbim me orar të plotë.

Sipas njoftimeve zyrtare, ABI Bank ofron shërbim në të gjitha degët, nga ora 08:30 deri në 15:30.

BKT ka njoftuar se degët te Piazza, në Rrugën e Durrësit dhe në Rrugën e Elbasanit do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa Intesa Sanpaolo Bank Albania nuk do të ushtrojë aktivitet në tri pika në kryeqytet: në Rrugën e Barrikadave, Rrugën e Kavajës dhe Rrugën e Elbasanit. Ndërsa degët tek Zogu i Parë; Kamëz; Kombinat; Rr. “Bardhyl”; “Ali Demi” do të ofrojnë shërbim për klientët deri në orën 13:00.

Edhe Raiffeisen Bank ka njoftuar mbylljen e përkohshme të pesë degëve: në Rrugën e Kavajës, Bllokun e Ambasadave, ETC, bulevardin “Zogu I” dhe Rrugën e Durrësit. Degët e tjera do të vijojnë punën normalisht.

Nga ana tjetër, OTP Bank Albania vijon të mbajë të mbyllura degët në Twin Towers dhe Myslym Shyri. Ndërsa shtatë pika të tjera, përkatësisht: Downtown, Private Banking, Blloku, bulevardi “Zogu I”, Karl Topia, Blloku i Ambasadave dhe Lapraka, do të jenë në shërbim deri në orën 14:00.

Fibank ka bërë të ditur se shumica e degëve do të funksionojnë me orarin e zakonshëm, 08:30–16:30. Përjashtim bëjnë dega pranë Kullave Binjake dhe ajo pranë Fakultetit të Shkencave, të cilat do të mbeten të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet u sulmuan dhe u dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate, duke ndikuar në ofrimin e shërbimeve në disa pika të rrjetit bankar.

1 nga 4

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›