E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimi shëndetësor, ja zonat e pambuluara me personel

Sipas MSH-së jemi vendi më me pak mjekë për banorë. Mesatarja e BE-së, 358 mjekë për 100 mijë banorë, ne kemi 132
Numri i personelit mjekësor për banor në vendin tonë, është shumë larg mesatares së standardit të BE-së. Nëse mesatarja e BE-së është që, për 100 mijë banorë të ketë 358 mjekë, në vendin tonë, për 100 mijë banorë ka 132 mjekë. Madje shumë zona në vendin tonë nuk e njohin fare praninë e bluzave të bardha, duke dëshmuar qartë se kemi të bëjmë me një shpërndarje tepër të keqe të bluzave të bardha. Mungesën e personelit shëndetësor e pohojnë jo vetëm pacientët që vijnë nga të gjitha anët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" por edhe vetë burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, në më shumë se 12 komuna mungon personeli shëndetësor, duke u rrezikuar shëndeti i banorëve.
Mungesat
Edhe sikur të mos llogarisim fare zonat e pambuluara me mjekë, statistikat tregojnë se jemi vendi me më pak mjekë për banorë. Hesapet dalin shumë keq, po të krahasohemi me mesataren që kanë aktualisht vendet e Bashkimit Evropian. Aktualisht vendi ynë ka 132 mjekë, për 100 mijë banorë, nga 358 që është mesatarja e vendeve evropiane. Por në vendin tonë ndihet edhe mungesa e infermierëve, pasi kemi vetëm 369 të tillë për 100 mijë banorë, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 818 mjekë për banorë. Ndërkohë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se zonat që kanë më pak mjekë për banorë është Fieri, me 94 mjekë për 100 mijë banorë i pasuar nga zona e Elbasanit, me 97 mjekë për banorë. Ndërsa sa i takon zonave që kanë më shumë mjek për banorë, por prapë larg mesatares së BE-së, është Tirana, me 227 mjekë për 100 mijë banorë dhe Gjirokastra, me 182 mjekë për 100 mijë banorë.
Problemet, nga Veriu në Jug
Problemet e mbulimit me mjekë të përgjithshëm, sipas hartës së Ministrisë së Shëndetësisë, fillojnë nga zona e Dibrës, ku 2 491 banorë të komunës Zallreç nuk kanë mjek të përgjithshëm. Pas saj vjen komuna Fushë-Çidhën po në zonën e Dibrës, në të cilën 4 405 banorë, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë e marrin shërbimin mjekësor në formë patronazhi. Që do të thotë se mjekët e zonave përreth, krahas banorëve që kanë për detyrë të kujdesen e t'u ofrojnë shërbimin e duhur mjekësor, mbulojnë edhe këtë zonë. Cilësia e shërbimit në këtë rast është një tjetër histori, pasi raporti mjek për banorë del jashtë çdo lloj parashikimi statistikor. Listës së zezë të zonave (gjithmonë nënkuptuar banorëve) që vuajnë mungesën e mjekëve, renditet edhe zona e Kukësit, me komunën Gjinaj, komunën Arrën dhe Kolsh, me rreth 2 400 banorë. Të njëjtin problem ndajnë edhe banorët e disa zonave në Shkodër, ku prej vitesh ka mungesa të theksuara në mjekë. Madje, edhe në komuna ku numri i popullsisë është shumë i madh. "Komuna Shalë me 3 213 banorë dhe komuna Blerim me 3 400 banorë, e ka ende të pazgjidhur mbulimin me mjekë",- theksojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke mos ditur të japin një kohë për zgjidhjen e problemit. Por edhe për zonat e Jugut të vendit, harta që saktëson raportin mjek për banorë shfaq të njëjtat probleme. Kështu, në zonën e Vlorës, komuna Markat dhe në zonën e Gjirokastrës, komuna Lopëz, nuk kanë mjek të përgjithshëm. Po ashtu edhe komuna Rrasë, me 2 040 banorë, në zonën e Elbasanit është pa mjek.
Pacientët: Jemi të harruar dhe në rrezik
Jo vetëm të harruar por edhe të kërcënuar e në rrezik për jetën, për shkak të mungesës totale të personeli shëndetësor. Kështu ndihen banorët e këtyre anëve, që luten të kenë shëndet. Pasi në të kundërt, do të marrin rrugët deri në qytetet më të afërta. U duhen orë të tëra për t'u paraqitur në zonën më të afërt për të marrë ndihmë mjekësore, qoftë kjo edhe fare elementare, pasi në zonat ku banojnë nuk kanë parë këmbë mjeku prej vitesh. "Që para viteve '90 në fshatin tim nuk ka mjek. Lutemi të mos na ndodhë gjë, se vdesim për një gjilpërë",- thotë pacientja Lutfie Hasanaj nga Dibra, e cila po priste të vizitohej pranë Qendrës së Konsultave në QSUT. Vizitë që, si thotë edhe vete, mund ta bënte fare lehtë atje ku ishte, në fshatin e saj në Dibër. E lodhur nga rruga, me veshjen karakteristike të zonës, (shami të lidhur rreth kokës), ajo thotë se duhet të merren masa që t'u dërgohen patjetër mjekë. "Mendojeni vetë sikur të ndodhë ndonjë aksident apo ndonjë fatkeqësi tjetër se sa të mbrojtur e kemi jetën",- thotë ajo.
Mesatarja në vendin tonë Mesatarja e BE-së
132 mjekë për 100 mijë banorë358 mjekë për 100 mijë banorë
369 infermierë për 100 mijë banorë818 infermierë për 100 mijë banorë
41 dentistë për 100 mijë banorë65 dentistë për 100 mijë banorë
39 farmacistë për 100 mijë banorë81 farmacistë për 100 mijë banorë 
Stafi mjekesor për 100,000 banorë sipas rajoneve

Area

Region

Mjeke

Infermiere/mami

Dentiste

Farmaciste

GPS

Specialist

Total

Shqipëria

50.73

90.18

140.91

414.76

9.68

3.71

Qendra

Berat

47.66

67.87

115.53

439.33

7.77

2.59

Elbasan

41.35

55.69

97.04

377.13

7.72

1.65

Gjirokastër

67.36

115.22

182.57

627.49

15.07

5.32

Korçe

44.89

80.80

125.68

588.91

6.28

4.49

Shkoder

44.84

68.23

113.07

435.13

8.19

0.78

Bregdeti

Durres

55.88

75.86

131.74

320.99

11.42

2.04

Fier

43.13

51.76

94.89

286.24

5.75

1.83

Lezhe

42.72

56.54

99.26

406.45

7.54

2.51

Vlore

60.11

100.01

160.12

462.74

10.88

2.59

Malore

Diber

43.72

62.15

105.87

498.28

6.32

3.16

Kukes

60.34

89.75

150.09

455.16

13.20

3.77

Tirana

Tirana

57.70

170.10

227.80

411.27

13.21

8.86

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›