Bashkia e Tiranës, aksion për mbjelljen e pemëve
Bashkia e Tiranës, ndërmori dje aksionin për mbjelljen e 205 pemëve në aksin nga "Zogu i Zi" deri tek Stacioni i Trenit, duke synuar kështu rritjen e përmasës së gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Edi Rama, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aksioni të Ndërmarrjes së Punëtorëve Nr.1 të kryeqytetit, theksoi se kjo është një periudhë e vitit kur në të gjithë atdheun tonë duhet të zhvilloheshin mbjellje intensive. "Mjedisi është dhurata më e çmuar që kemi nga natyra dhe është e patolerueshme që këtë dhuratë bujare ne ta shpërdorojmë",- theksoi Rama, duke shtuar se Bashkia e Tiranës po bën gjithçka mundet për të bërë të mundur që gjithsesi, përmasa e gjelbër e kryeqytetit të shkojë duke u rritur. Gjithashtu Rama theksoi se është i bindur se nesër, me një politikë të re kombëtare, ne do t'i transformojmë qytetet tona në qytete të gjelbra.