E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shërbimi shëndetsor në banesë, mbështetje jetike për kategoritë vulnerabël

Prej tre vitesh, në qytetin e Korçës po zbatohet shërbimi shëndetësor në banesë, një iniciativë e rëndësishme që synon t’u vijë në ndihmë kategorive më vulnerabël, përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe të sëmurët paliativë.

Kryeinfermieri i rajonit 5 Elton Tona bën të ditur se ky shërbim ofrohet nga ekipe të specializuara mjekësh dhe infermierësh, të cilët ndjekin pacientët në ambientet e shtëpisë, duke garantuar kujdes të vazhdueshëm dhe të personalizuar.

“Qendra jonë ofron shërbim për lagjen; 6,7,8 dhe 13. Përbëhet nga tre ekipesh infermierësh dhe nga mjeku përkatës i asaj lagje. Numri i vizitave të ofruar nga inferioret nga 2023 është 1484, ndërsa shërbimet e kryera 8250. Pacientët janë shumë të kënaqur me shërbimin e marr”

Pacientët dhe familjarët shprehen të kënaqur me shërbimin, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit shëndetësor.

Përveç shërbimit shëndetësor, këtyre pacientëve iu ofrohen edhe pajisje mjekësore hua, si karrige me rrota, paterica, aparat EKG portabël, aparat oksigjeni, etj.

Gazetare: G. Manushi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›