Shërbimi ushtarak i detyruar-Deliu: I shërben për mirë kombit, përgatit brezin e ri për t’ju gjendur vendit në rast konflikti

Denis Deliu, deputet i PS-së dhe ish-ushtarak mbështet rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare“, Deliu u shpreh se sipas tij ky shërbim do të ndikonte në të mirën e shtetit. Ai shton se shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të shërbente si një garanci pasi përgatit brezat e rinj, për t’ju gjetur vendit në rast konflikti apo lufte.
“Në fakt e kemi hequr prej kohësh këtë shërbim, por unë mendoj se është një shërbim që shërben për të mirën e kombit dhe shtetit por duke qenë se Shqipëria është një aleat i NATO-s mendoj se do veprojë ne bashkëpunim me të. NATO ka edhe të drejta edhe detyrime dhe kërkon ngritjen e disa kapaciteteve, dhe vendi ynë i ka plotësuar me sukses kërkesat e NATO-s.
Shërbimi ushtarak është një garanci sepse përgatit brezat e rinj, për t’ju gjetur vendit në rast konflikti apo lufte.
Unë jam për një rikthim të këtij shërbimi por gjithsesi duhet që lidershipin politik dhe ushtarak të binden pasi është një shërbim që kërkon sakrificë.” u shpreh Deliu.
/rtsh.al/