E Martë, 3 Nëntor 2026

Tryeza e parë për matjen e audiencës – Për Kryetaren e AMA-s, domosdoshmëri mbarëvajtja e tregut

Përfaqësues të mediave më të mëdha në vend  janë mbledhur në një tryezë,  organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe vendosen ngritjen e një grupi pune i cili do të përcaktojë më tej procesin që do të çojë në fillimin e procedurës për matjen e audiencës.

Kryetarja e AMA-s, Amela Krasniqi theksoi se institucioni që ajo përfaqëson do të kontribuojë në proces vetëm si konsulent por vendimet do të jenë të gjitha nga një komision që do të ngrihet në mbledhjen e ardhshme.

“AMA do të bëjë vetëm rregullatorin, do ju japi të gjitha informacionet e nevojshme për funksionimin, metodologjitë“, tha Krasniqi.

Matja e audiencës për të gjitha mediat audiovizive është një domosdoshmëri e gjithashtu është një nga detyrat e lëna në Raport-Progresin për Shqipërinë.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›