Sherbimi zjarrefikes beri te mundur shuarjen e tij
Zjarr në një fabrikë këpucësh në “Allias” në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri përfshiu mbeturinat pranë fabrikës. Flakët e mëdha rrezikojnë fabrikën e këpucëve. Për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në vendngjarje kanë arritur forcat e zjarrëfikësve. Ndërkohë që po një tjetër vatër zjarri në pothuajse të njëjtat intervale kohore është rregjistruar dhe pranë “Zogut të Zi”, ku mësohet se në një nga pallatet e kësaj zone ka rënë zjarr. Madje, në apartamentin ku ka rënë zjarri ndodhen të izoluar banorët e tij. Zjarri ka përfshirë 6 kate të pallatit, ndaj kërkohet dhe ndërhyrja e RENEA-s dhe Mbrojtjes Civile. Momentalisht në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset dhe ambulancat. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjthshëm i Shërbimit të Zjarrëfikseve, Dilavar Laçi bëri me dije se zjarrfikëset po operojnë në dy anët e pallatit, pasi mbetet problem tymi i madh në pallat. Ndërkohë që në vendngjarje dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj. Pas ndërhyrjeve nga ana e shërbimit zjarrfikës u bë e mundur jo vetëm shuarja e zjarrit, por dhe evakuimi i banorëve, duke evituar ndonjë aksident të mundshëm. Gjithashtu zjarri u shua dhe në fabrikën e këpucëve.