E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia pas tragjedise ku humben jeten 15 persona

Presidenti i Polonisë Bronislav Komorovski vizitoi një spital në qytetin e Sosnoviec-it të dielën ku shumë njerëz janë duke u mjekuar pas plagëve të marra pas aksidentit të dy trenave.
"Kemi nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar për të ndihmuar njerëzit. Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje, por kërkesa erdhi nga disa prej kolegëve tanë të cilët u shoprehën të gatshëm për të na ndihmuar", tha shefja e urgjencës Kijonka Çaroslav.
I lënduari i këtij aksidenti Piotr Sikora, 45 vjeç, e përshkroi kështu goditjen:
“U përplasëm, dritat u fikën dhe gjithcka filloi të fluturojë. Ulëset pranë meje dhe të një pasagjeri tjetër afër, u bënë si fizarmonikë nën këmbët tona. Kur të tjerët filluan të largoheshin nga treni, ne na shpëtuan vetëm pas një ore, pasi ata prenë elementet metalike për të cliruar këmbët tona. Ne filluam të luteshim”, u shpreh ai.

2 trena janë përplasur në jug të Polonisë, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e vogël Szekociny, bëjnë të ditur mediat polake. Dy trena ekspres, një prej të cilëve në rrugën e gabuar, u përplasën me njeri-tjetrin. Dy trenat me nga 10 vagona, mbanin rreth 350 pasagjerë në kohën e përplasjes. Helikopterë nga Varshava dhe Vroklav ndihmuan në transportimin e të plagosurve në spital. Kryeministri, Vladimir Tusk e cilësoi aksident “ katastrofën më tragjike të ndodhur në shumë vjet”. Tusk arriti në vendngjarje mëngjesin e së djelës, i shoqëruar nga tre ministra të kabinetit.

Më shumë se 350 zjarrëfikës shkuan në vendngjarje. Me ndihmën e qenëve ata mundën të gjenin pasagjerët, shumica e të cilëve kishin ndërruar jetë. Mes të lënduarve ishin shtetas ukrainas, francez dhe spanjollë, por asnjëri prej tyre nuk pati dëmtime serioze. Njëri prej trenave udhëtonte nga Varshava drejt qytetit të Krakovit ndërsa tjetri nga kryeqyteti polak drejt qytetit të Pshemeslës.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›