E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëzimi i Nishanit: Rama t’i dorëzojë detyrën Bashës

TIRANE-Qeveria, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani që mbulon pushtetin vendor, ka nxjerrë një udhëzim në datën 10 qershor 2010, në bazë të të cilit ish-kryetari i Bashkisë “detyrohet” të jetë prezent në dorëzimin e mandatit për pasardhësin, ben te ditur e perditshmja "Gazeta Shqiptare".
Sipas këtij vendimi, tashmë që fituesi i Bashkisë së Tiranës është shpallur Lulzim Basha, atëherë kreu i PS-së, Edi Rama duhet të jetë prezent në ceremoninë e dorëzimit të mandatit. Në bazë të këtij udhëzimi të Nishanit, Rama gjithashtu duhet të firmosë për këtë rotacion të pushtetit. “Gazeta Shqiptare” boton sot me shkurtime këtë udhëzim të ministrit të Brendshëm, që ka hyrë në fuqi menjëherë.

Gazeta Shqiptare publikon sot te plote kete udhezim.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha: Fitorja legjitime, do të mbaj çdo premtim Rama: Drejtësia kapitulloi, opozita aksion popullor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›