E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr KLD-Ministri per njoftimin

Rozeta Rapushi

Sherr i forte dje ne Komisionin e Ligjeve mes Spahiut dhe perfaqesuesit te Ministrise se Drejtesise per mberritjen e draftit te projektligjit per Gjykaten Administrative. Nenkryetari i KLD shprehet se e ka marre shume vone, per me teper ka marre variantin fillestar, te cilin e ka diskutuar me nderkombetaret, nderkohe qe qeveria ka miratuar variant tjeter. Numri dy i KLD-se theksoi se Ministria nuk eshte treguar aspak serioze ne dorezimin e ketij projekti tek KLD. Spahiu tha se projektligji, qe eshte pjese e reformes ne drejtesi, mberriti ne KLD nepermjet faks-it dhe me permbajtjen, me shume anetaret e ketij institucioni u njohen nga faqet e internetit. Ekspertja e Ministrise e mohoi kete fakt, duke theksuar se projektligji u dorezua sipas procedures normale. Sipas saj, drafti ju dergua KLD-se per t'i marre mendim dhe u kthye ne Ministri pa asnje ndryshim, apo propozim. Nderkohe qe debate ka pasur dhe per faktin se KLD nuk pajtohet me projektin me te fundit te qeverise per "Gjykimin e mosmarreveshjeve administrative". Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahia, sulmoi dje ashper ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, Ministrine e Drejtesise se po kerkon te marre kompetencat e KLD per emerimin dhe shkarkimin e gjyqtareve. "Reforma e sjelle nga Ministria e Drejtesise, merr kompetencat e KLD. Por me menyrat e shkarkimit te menjehershem qe parashikon, le shume vend per abuzime", reagoi Spahiu. Sipas tij, KLD eshte institucioni qe ka keto te drejta, dhe se shkarkimet e menjehershme lene vend per abuzime. Por ekspertja e Ministrise se Drejtesise, Marsida Xhafkollari u shpreh se projekti eshte hartuar ne bashkepunim me misionet e huaja qe operojne ne vend. Pavaresisht argumenteve te dhena, Spahiu u ankua dhe per menyren e zgjedhur te krijimit te seksioneve te gjykatave ne vend te nje strukture te re, pra gjykatave te posacme.

"E dorezuam qe ne nentor projektin"

Ministria e Drejtesise beri publike dje, shkresen e dorezuar ne Keshillin e Larte te Drejtesise per te marre mendimin mbi projektligjin per Gjykaten Administrative. Per te vertetuar, se pretendimet e nenkryetarit te KLD Spahiu se nuk ka pasur kohe mjaftueshem per t'u njohur me draftin dhe ai erdhi me faks, nuk qendrojne, Ministria vuri ne dispozicion dokumentet. Ne to shihet qarte se shkresa eshte dorezuar ne KLD me 25.9.2008 dhe kerkohet mendimi i ketij institucioni. Nga ana tjeter, me nje vendim te posacem jepet dhe pergjigjja qe KLD ktheu. Ne vertetimin qe mban firmen e Kreshnik Spahiut, bie ne sy falenderimi qe ne kete diskutim perfshihet dhe KLD, si dhe shprehet angazhimi per dhenien e mendimeve mbi projektligjin.

Perfundon realizimi i projektit te binjakezimit te Keshillit te Larte te Drejtesise me dy institucionet homologe te Italise dhe te Spanjes. Projekti me vlere prej 700.000 eurosh synon forcimin e punes dhe rolit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te Inspektoratit te tij, per realizimin sa me te mire te detyrave te tyre Kushtetuese dhe ligjore. Ne kuader te ketij realizimi, Presidenti vleresoi arritjen dhe e cilesoi si nje projekt shume te rendesishem, i cili do te mundesoje shkembimin e eksperiencave mes vendeve. "Besoj qe projekti i binjakezimit ka qene nje hap i rendesishem i metejshem ne perpjekjet tona, per te konsoliduar pushtetin gjyqesor ne Shqiperi", theksoi Topi.

Berisha

Kryetari i mazhorances eshte shprehur se eshte ndjere shume i lenduar nga greva e urise se 10 deputeteve, pavaresisht se ishin ne kampe kundershtare. "Per LSI-ne nuk mund te themi ndryshe, ka perfaqesuar 8 apo 10 % te shqiptareve ne zgjedhjet e vitit 2005 dhe ne 2007 ndoshta edhe me shume", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›