E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dekorimi, te gjitha meritat i ka Shkodra loke"

Ne Shkoder te gjithe kendojne. Dhe dashurine per kengen me mire se shpirti shkodran asnje tjeter nuk e tregon. Ajo eshte dashuri per jeten, per te bukuren dhe per cdo gje fisnike qe ka krijuar shpirti i njeriut. Imazhi i saj, artisti Bujar Qamili eshte nderuar dje me Urdhrin "Mjeshter i Madh", nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ai eshte nje nder perfaqesuesit me ne ze te kenges popullore shqiptare (me specifike asaj shkodrane) dhe me repertorin e tij te mrekullueshem, eshte fitues i shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare. "Ndjehem shume i gezuar, shume i emocionuar dhe mbi te gjitha teper i respektuar. Ështe nje nga ditet me te gezuara ne jeten time, sepse sot Presidenti i Republikes, Bamir Topi, me dekoron me Urdhrin e larte " Mjeshter i Madh". Kjo do te thote qe z. President nuk eshte vetem admirues i sportit, por edhe i kenges shkodrane dhe i te gjithe shkodraneve"- e ka shprehur falenderimin e tij artisti. Cmimet qe Bujar Qamili ka fituar gjate karrieres se tij te gjate artistike jane te shumta, si cmimi i pare tek "Maratona e Kenges Popullore Shqiptare", cmimi i pare te "Festivali Mbarekombetar i Kenges Popullore Shqiptare", Diskun e Arte te Kenges Popullore Shqiptare, titullin "Kengetar i Urdhrit Naim Frasheri i Arte", etj.

Ne intervisten qe dha dje per gazeten "Koha Jone", Bujar Qamili perpiqet te kaloje para syve te lexuesve, gjithcka ne jeten e tij deri dje kur u dekorua me cmimin e larte.

Pas kaq vitesh karriere artistike dekoroheni me Urdhrin "Mjeshter i Madh". Si ndiheni dhe ju vete si e vleresoni kete cmim?

Dua ta them me sinqeritetin me te madh ate cka ndiej momentalisht. Jam shume i emocionuar, madje gjate gjithe jetes sime artistike nuk e kam ndiere veten time me te emocionuar sesa sot. Mbi te gjitha eshte nje kenaqesi e madhe shpirterore. Vete Presidenti i Republikes me ka dekoruar me Urdhrin "Mjeshter i Madh", qe me gjuhen e popullit do te thote "Artist i Popullit". Ështe nje kenaqesi shume e madhe per mua dhe une do t`ua shperblej ate vetem me kenge.

Kujt ia dedikoni kete cmim?

Kete cmim une ia dedikoj vetes sime. Ia dedikoj 30 viteve te suksesshme pune, pergjate te cilave nuk kam pushuar se kenduari asnjehere. Gjithashtu ia dedikoj edhe familjes sime, qe gjithmone me ka qendruar afer dhe me ka kuptuar.

Dicka per punen tuaj ne vite?

Puna ime ne vite eshte e gjate. Kam realizuar pese albume dhe gjashte koncerte recitale. Dhe keto ne fakt nuk jane pak. Pavaresisht ketyre kam marre pjese ne koncerte te Radiotelevizionit, ne edicione te Maratones se Kenges Popullore Shqiptare, ku jam vleresuar edhe me cmime te para, ne festivalin e Elbasanit, kam marre cmim te dyte ne "12 vallezime pa nje te shtune" e keshtu me radhe. Nderkohe qe ne vitin 2001 jam nderuar nga Presidenti i asaj kohe me urdhrin "Naim Frasheri i Arte", si dhe shume aktivitete te tjera brenda dhe jashte vendit.

Cfare mendoni per rrugen qe ka ndjekur muzika popullore deri ne ditet e sotme?

Te them te drejten para pak viteve, konkretisht ne vitet 94-95 menduam se muzika popullore po fshihej, po humbiste. Por ne saje te punes se mrekullueshme te shume kengetareve, flas te gjenerates sime, eshte bere e mundur mbajtja gjalle dhe trashegimi i saj deri ne ditet e sotme, vecanerisht kenga shkodrane per te cilen une jam duke folur. Edhe pse brezi i ri mund te kete shije te tjera qe jane larg kesaj muzike. Megjithate une kam vene re, te pakten persa i perket repertorit te kengeve te mia qe mjaft ka te tilla qe pelqehen mjaft nga te rinjte. Pra mund te them se kam qendruar gjithmone i fresket.

Perpunimet ne kenget popullore, mendoni se i fshehin vlerat e verteta te tyre?

Perpunimet kane vlerat e tyre. Po ta besh nje perpunim te bukur dhe cilesor eshte gje e mire, por me keqardhje dua te them se sot ka prej atyre qe i bastardojne kenget popullore. Pra nje kenge popullore shkodrane e trajtojne si muzike pop apo rrok, por kjo nuk shkon, pasi veshi i shqiptareve eshte mesuar me kengen popullore shkodrane ashtu si ajo eshte, pa e humbur vijen melodike dhe origjinalitetin.

Muzika popullore dhe Bujar Qamili...

Kane lindur me njera- tjetren. Une kam kenduar qe i vogel. Kam kenduar me estraden profesioniste te Shkodres per shume vite. Pastaj kam marre pjese ne te gjithe evenimentet me te rendesishme te kesaj fushe. Per shembull kam perfaqesuar Shqiperine ne Festivalin ballkanik para nje viti dhe kam dallo jashtezakonisht mire.

Cilat kane emocionet e para ne jeten artistike te Bujar Qamilit?

Emocionet e para ne jeten time artistike i kam marre nga dalja ime e pare me estraden e Shkodres. Me kujtohet qe kam kenduar nje kenge per te cilen publiku nuk me linte te ikja dhe e kam kenduar ate tre apo kater here. Ishte nje emocion i jashtezakonshem te cilin e kam te gjalle edhe sot.

Sa i ka dhene Shkodra formimit tuaj profesional dhe sa ju i keni dhene Shkodres?

Ne jeten time artistike une e vleresoj shume qytetin e Shkodres. Ajo me ka dhene shume dhe fale saj jam ai qe jam sot.

Cili do te jete aktiviteti juaj artistik pas nderimit me cmimin e lartpermendur?

Ky cmim eshte kaq i madh per mua saqe me ben te kendoj e te mos pushoj asnjehere. Aktivitetet pas cmimit do te jene te shumta. Ketu dua te permend organizimin e nje koncerti madheshtor ne pallatin e kongreseve se shpejti. Tek ky koncert recital do te kete me shume force se te koncertet e tjera recitale, ne drejtim te repertorit tim pasi mbi te gjitha kam nje obligim shume te madh te simpatizantet e mi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›