Sherr Mancini-Baloteli

Aventura problematike e SuperMarios në Angli duket se ka mbërritur në fundin e saj. Mario Baloteli me shumë gjasa do të largohet nga Mançester Siti pas një sherri të jashtëzakonshëm që pati me trajnerin Roberto Mançini, në stërvitje e sipër.
Shkëndija që ndezi zjarrin ishte një ndërhyrje e rëndë e sulmuesit ndaj një shoku të skuadrës, duke e lënë atë të dëmtuar.
Menjëherë pas kësaj, erdhi vërejtja e trajnerit, e cila mesa duket u shoqërua me një përgjigje aspak të respektueshme nga ana e futbollistit dhe mes dy italianët gjakrat u ndezën në maksimum.
Mançini iu sul Balotelit duke e kapur për fyti, një skenë që zgjati shumë sekonda dhe u desh ndërhyrja e njerëzve të stafit teknik për t’i ndarë.
SuperMario nuk reagoi, ndërsa Manço deshi t’i sulej sërish, diçka të cilën nuk e lanë që ta bënte. Gjithsesi, trajneri i bëri një paralajmërim sulmuesit ndërsa ai u zhduk në dhomën e zhveshjes.
Ky nuk ishte sherri i parë me protagonist Balotelin tek Mançester Siti, por ndoshta mund të jetë i fundit. Për Mançinin kjo mund ta ketë mbushur kupën, ndërsa në Itali është Milani që ka ngritur veshët pasi synon ta marrë sulmuesin që në janar.
Ndoshta, ndodhia e turpshme në qendrën stërvitore “Karrington” të Mançesterit mund ta presë biletën e kthimin në Itali për Mario Balotelin.