Te gjithe duan Osvaldon

Janari është muaj shitblerjesh dhe fatkeqësisht Roma mund të mbetet pa një nga sulmuesit e saj më të mirë. Osvaldo, numri 9 i fuqishëm verdhekuq, është në shënjestrën e Juventusit e Milanit me dy klubet e mëdhenj italianë që duan të kenë një alternativë për Didie Drogbanë.
Besohet, Drogba të dytë më të mirë sesa Osvaldo vështirë të gjejnë dhe mund të shfrytëzojnë faktin se mes lojtarit dhe klubit roman marrëdhëniet janë tepër të këqija.
Sulmuesi nuk shkoi bashkë me skuadrën në turneun në SHBA, diçka që e ka xhindosur klubin dhe nuk dihet nëse do të jetë më pjesë e planeve të trajnerit Zeman.
Juventusi shpreson të përforcojë vijën e sulmit, pasi Vuçiniç mund të preket lehtë nga dëmtimet kurse danezi Bentner është tashmë në infermieri.
Milani, nga ana e tij, nuk ka shumë shpresa të marrë huazim në janar Mario Balotelin nga Mançester Siti, kurse largimi i Patos për tek Korinthians duket çështje orësh.
Veç kësaj, nga Milani largohet edhe Robinjo, pra forca sulmuesi bie ndjeshëm.
Nuk dihet cili do të jetë fati i Osvaldos, veç besohet se Roma nuk do të privohet lehtë nga një lojtar kaq i rëndësishëm.