E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr masiv në burgun italian, përleshje mes shqiptarëve dhe afrikanëve

Itali- Një grup shqiptarësh në burgun Dozza të Bolonjës janë përleshur me disa shtetas afrikanë, edhe ata të izoluar në këtë burg.

Mësohet se pas një mosmarrëveshje që ka lindur mes dy palëve, ka nisur më pas edhe një sherr masiv ku janë bashkuar edhe dhjetra persona të tjerë të burgosur.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të rojeve dhe policisë është bërë e mundur ndalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të sherrit mes dy grupeve.

Si pasojë e përleshjes një person është dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›