E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet ne nje dite 5 te arrestuar ne Shkoder

Operacioni policor i koduar 5-KNDSHI ka vene ne pranga 5 te rinj qe akuzohen per vjedhje. Sipas policies se Shkodres keto shtetas vetem gjate se martes ne kohe e vende te ndryshme kane kryer nje seri vjedhjesh.

Ne oret e para te mengjesit te se martes policia ka arrestuar Gentian Emini 28 vjec banues ne Kavaje dhe Ali Mucen 20 vjec banues ne Peqin. Te dy keta shtetas i kane vjedhur nje shtetaseje nje cante dore. Po kete dite rreth ores 1800 u be kapja dhe arrestimi ne flagrance i shtetasit Valentin.S 17 vjec banues ne pasi kishte vjedhur vegla pune ne nje punishte. Ndersa rreth ores 2330 policia ka arrestuar ne flagrance shtetasit Nihad I. B dhe Ajet H. B te dy 17- vjecare banues te fshatit Kullaj Shkoder pasi ne bashkepunim kishin vjedhur canten nje shtetaseje.

Krimi ndaj pasurise i njohur me termin vjedhje eshte dhe me i perhapuri gjate ketij viti ne qarkun e Shkodres . Dhe pse goditjet e policise kane qene te shpeshta vjedhjet jane gjithnje e me shunme te pranishme jo vetem ne qytet por dhe ne zonat rurale.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›