E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika djali vret babain

Një përleshje me thika midis babait dhe te birit ka përfunduar me vdekjen e prindit dhe plagosjen e djalit. 
Ngjarja ka ndodhur ne banesën e viktimës Shkëlqim Bare ne lagjen “Rilindja” ne Vlorës.  
Policia ka arrestuar ne spital autorin e vrasjes se babait, Ermal Braja 21 vjeç. Babe e bir orëve te natës kane patur një konflikt te çastit dhe për ta zgjidhur atë kane përdorur thikat. 
Pas goditjeve te njëpasnjëshme njeri tjetrit, humbi jetën rrugës për ne spital 46 vjeçari Shkëlqim Baraj i cili mori 8 goditje ne trup. 
Plage nga thika ka marre edhe djali i tij, i cili ndodhet ne spital, ne arrest. 
Policia e Vlorës po punon për zbardhjen e ngjarjes, qe paraprakisht dyshohet se pasoje e një konflikti banal brenda familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›