Mia Farrow kundër Naomit: Taylor i dhuroi një diamond gjigand
HAGE- Naomi Kempbell ka marrë nga ish presidenti i Liberisë, Carls Tejlor “një diamand gjigand”. Në këtë mënyrë aktorja Mia Farrow, ka përgënjeshtruar dëshminë e modeles Naomi Kempbell në procesin kundër ish presidentit Liberian, që akuzohet për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Gjykata e Hagës ka ftuar Farrow dhe Kerol Uajt, ish-agjenten e modeles britanike, Naomi Kempbell, që të dëshmojnë për dhuratën e diamanteve të papërpunuara, që pretendohet se Tejlor i ka dhënë Kempbellit, në një darkë në shtëpinë e Nelson Mandelas, në vitin 1997.
“Më ka treguar se një natë, disa njerëz kishin trokitur në derën e saj dhe e kishin zgjuar nga gjumi. I kishte dërguar çarls Tejlor për t’i dhënë diamantin”, tha Farrow.
Supermodelja britanike, Naomi Campbell, dëshmoi javën e kaluar. Ajo tha se asaj i janë dhënë disa “gurë të lëmuar” nga ish-presidenti i Liberisë, çarls Tejlor, gjatë një darke të organizuar nga vetë ai.
Dëshmitë e Kempbellit dhe Farrow mund të sjellin prova që ish-diktatori i Liberisë ka shitur “diamante të përgjakura” dhe me të hollat ka financuar kryengritësit në Siera Leone, në kohën kur janë vrarë gjysmë milioni njerëz.
(e.n/rel/BalkanWeb)