E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me thika në shkollën 'Bajram Curri', plagoset rëndë 14 vjeçari

TIRANË- Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare Bajram Curri në kryeqytet janë përfshirë në një sherr në ambientet e shkollës duke mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre.


Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:30, kur dy adoleshentët janë grindur për motive banale në korridorin e shkollës, ndërsa nëpër klasa zhvillohej mësim. Në grindje e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke qëlluar disa herë bashkëmoshatarin. Ngjarja nuk është mundur të ndalet nga polici që ruan shkollën, i cili arriti në vendin e ngjarjes vetëm për të ndaluar autorin e krimit.


I plagosuri, 14 vjeçari, Ergys P., nxënës i klasës së nëntë tek 'Bajram Curri', është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku me mësohet se po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët e Urgjencës thanë se gjendja e tij është relativisht e rëndë. Ndërsa autori, po 14 vjeçar është shoqëruar tashmë në komisariat ku po merret në pyetje në prani të psikologes.


Nga të dhënat e para të policisë në vendngjarje mësohet se konflikti ka qenë për shkaqe banale dhe gjithçka ka ndodhur për fare pak minuta.


Forca policie kanë rrethuar shkollën e cila nis me një ngjarje të rëndë, në ditën e tre të çeljes së vitit të ri shkollor shfaqen fëmijë që mbajnë armë të ftohta me vete.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›