E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes Ibras e Onievut Alegri nderpret stervitjen

Milan Lojtaret perdoren duart pas nderhyrjes se sulmuesit ndaj amerikanit

Rezultatet e dobeta te Milanit shoqerohen edhe nga tensioni brenda skuadres. Gjate stervitjes se djeshme ne prag te sfides me Barin Ibrahimovic dhe Onievu jane zene madje duke perdorur edhe duart pas nje nderhyrjeje shume te ashper te sulmuesit suedez ndaj gjigandit amerikan. Gjithcka ndodhi ne seancen e pasdites ne Milanelo ne syte e afro 30 tifozeve qe ishin paraqitur per te ndjekur kuqezinjte. Gjate ndeshjes brenda grupit Ibrahimovic rreshqet keq ndaj mbrojtesit ne sparkate nje nderhyrje qe gjithsesi nuk ishte shume e ashper. Por Onievu i cili eshte nje gjigand prej nje meter e 95 nuk e priti mire. Pasi ngrihet me kembe amerikani e kap sulmuesin nga qafa ndersa Ibra reagon menjehere. Aty per aty plas sherri nje perplasje e ashper nga pikepamja fizike dhe verbale. Pjesa tjeter e lojtareve te Milanit nderhyri menjehere qe ti ndaje por nuk ishin shume te suksesshem duke pasur parasysh fizikun e dy futbollisteve. Kjo ka bere qe trajneri Masimiljano Alegri te nderprese stervitjen. Reagimi i Onievut ishte mjaft i rende por ai mund te justifikohet me nje episod te se kaluares se mbrojtesit. Pasi u transferua te Milani ne vitin 2009 amerikani u detyrua qe te qendronte per afro nje vit jashte fushave te lojes per shkak te nje demtimi shume te rende ne nje ndeshje te Champions League kunder Zyrihut. Ndoshta nderhyrja jo e mire e Ibrahimovic e ka trembur duke i rikujtuar problemin e se kaluares. Bashkejetesa ndermjet lojtareve duket e veshtire por ne janar Onievu mund te largohet ku destinacioni i mundshem duket Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›