E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani pret Juven me gol ne miqesore

Seria A

Erjon Bogdani ka zaptuar vendin e titullarit ne qender te sulmit te Cezenes. Sulmuesi shqiptar do te jete ne krye te repartit ofensiv te kesaj skuadre edhe per sfiden e se dieles ne fushen e Juventusit. 33-vjecari i cili ka shenuar 3 gola ne kete sezon te Serise A do te kerkoje qe te konfirmoje momentin e mire edhe ne Torino perballe bardhezinjve. Ne ndihme te Bogdanit mund te vije edhe fakti qe Zonja e Vjeter paraqitet ne kete sfide me mjaft probleme ne mbrojtje duke bere qe pas golit ne porten e Milanit tashme ai te kete shansin ti shenoje edhe Juventusit. Er-Bomber ka hedhur sfiden duke nisur nga miqesorja pergatitore qe Cezena fitoi perballe Imolezes. Shqiptari ishte autori i nje goli per ekipin e Fuikandentit ne ndeshjen e fituar me rezultatin e ngushte 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›