E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenco vishet me flori kaske e re per titullin

MotoGp Spanjolli i Jamahas pergatit festen per titullin e pare

Gara e neserme me 7 nentor ne Valencia do te jete e fundit per sezonin 2010 ne MotoGp ku fitues eshte shpallur Horge Lorenco. Piloti spanjoll e ka fituar kampionatin fale vendosmerise qe ka treguar ne piste dhe vendosi ta festoje titullin e pare ne klasin Mbretereshe duke e shnderruar kasken e tij X-lite X-802 ne nje veper artizanale e cila nuk ka qarkulluar asnjehere me pare ne garat me motore. Ne Cmimin e Madh te Valencias Lorenco do te mbaje nje X-lite X-802 me nje grafike te papare ndonjehere dhe shume te shtrenjte e cila mban firmen e kompanise se argjendarise Swarovski. Ne X-802-ne e re e cila eshte ndertuar posacerisht per triumfin e titullit boteror ngjyra e zeze qe prej kohesh perdorej nga piloti i Jamahas eshte zevendesuar ne ngjyre floriri fale nje boje te vecante qe permban pigment ari. Per te rindertuar simbolin e Porfuera-s qe e dallon nga pilotet e tjere jane vendosur me dore plot 1800 kristale Swarovski me ngjyre te bardhe dhe te kuqe. Kaska e cila natyrisht eshte e teknologjise se larte u realizua pas me teper se 96 ore pune nga artizane eksperte. Ajo eshte shnderruar edhe ne nje objekt mjaft luksoz komercial pasi te pasionuarit e motoreve mund ta blejne nje version te kaskes se cmuar dhe te autografuar nga Lorenco per cmimin e 12 mije eurove. Nderkohe kampioni i ri i botes ne MotoGp ka dominuar provat e lira ne Valencia duke regjistruar kohen 132690. Pas tij jane renditur Kejsi Stoner Kolin Eduards e Marko Simonceli. Paraqitje e dobet e Valentino Rosit qe u klasifikua vetem ne vendin e nente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›