E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes PS-së dhe AK-së, Tahiri: Spahiu doli sorrë

largea_kreshnik081365452609Vendimi i Aleancës Kuqezi për të dalë vetëm në zgjedhje ka acaruar Partinë Socialiste. Deputeti socialist Saimir Tahiri, e ka cilësuar si sorrë Kreshnik Spahiun. Shqiponja Kuq e Zi e Nik Spahiut, doli një sorrë. Kush nuk rreshtohet kundër Saliut sot, është (në heshtje), pro Saliut. Dhe në qoftë se goja të nxjerr vrer kundër Saliut, llogarit po i bën pro Saliut. Kaq (për të mos thënë më shumë, se ka shumë për të thënë), ka deklaruar Tahiri. Ky acarim i socialistëve vjen ngaqë PS ka frikë se AK do të marrë elektorat të majtë në zgjedhje, për shkak se Spahiu përdor një gjuhë të fortë ndaj Berishës, dhe të majtët mund të votojnë atë dhe jo PS-në, aq më tepër që tani kjo e fundit është në koalicion me PS-në. Ndërkohë, Kreshnik Spahiu duke argumentuar pse AK del e vetme në zgjedhje tha se ata janë në aleancë me popullin shqiptar. Një ndër arsyet kryesore se përse nuk u realizua aleanca me Partinë Socialiste, Spahiu nxori praninë e PBDNJ në këtë koalicion. Sipas Spahiut, ata nuk tradhtojnë kauzën e bashkimit kombëtar për hir të një partie greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›