Sherr mes dy të rinjve, plagoset me thikë 29-vjeçari, në kërkim autori
Një person është qëlluar me thikë në veri të vendit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së mbrëmshme, në një lagje të qytetit të Kukësit. Dy të rinj, pas një konflikti të castit, janë përfshirë në një sherr, nga i cili ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia lokale, bëhet e ditur se në lagjen nr 5 të qytetit pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zenel Zenelaj 27 vjeç, banues në Kukes ka goditur me thikë shtetasin Artan Haziraj 29 vjeç banues po në këtë qytet.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Zenel Zenelaj dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkaq materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejsheme.