E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon operacioni për kapjen e klandestinëve, ndalohen 24 pakistanezë në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës vijon operacionin për ndalimin e klandestinëve të huaj. Në orët e para të mëngjesit të sotëm blutë e kufirit kanë kapur 24 shtetas pakistanezë.

Operacioni nën drejtimin e shefit të seksionit anti-trafik, Vojo Peci, është zhvilluar rreth orës 03:00, në kodrat e Hormovës ku klandestinët po lëviznin në këmbë për tiu shmangur postobllokut të policisë.

Policia e Gjirokastrës sqaron se dy prej klandestinëve kishin shkatërruar derën e një shtëpie në atë zonë dhe kishin marrë ushqim. Ndërkohë pakistanezët shoqëroheshin nga një i ri nga Fieri, i cili sapo ka pikasur policinë është larguar menjëherë në drejtim të paditur, por gjatë ikjes i ka rënë karta e identitetit.

Falë dokumentit, policia e ka identifikuar të arratisurin si A.D. 26 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›