E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas

SHKUP- Një fëmijë 15 vjeçar ka mbetur i lenduar gjate nje perleshjeje masive qe ndodhi midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Shkup.

Konflikti ka nisur në autobusin e linjës 65 që po transportonte nxënësit drejt zonave periferike të Shkupit drejt fshatit Stajkovc, ndërsa më pas nxënësit janë përleshur fizikisht pas daljes së tyre nga autobusi.

Njëri nga nxënësit e lënduar rëndë është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit. MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur incidentin e rëndë. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›