E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherr mes sende të forta mes 5 të rinjve në Lezhë, plagosen 2 prej tyre

Një konflikt i çastit mes 5 të rinjve në qytetin e Lezhës ka përfunduar mes plagosjen e 2 prej tyre.

Sherri mes të rinjve është shoqëruar me përdorimin e mjeteve të forta dhe plagosjen e dy prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë varrezave të dëshmorëve.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tre personat e tjerë janë shoqëruar në polici.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›