E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes të rinjve, dy të plagosur me thikë

VLORË- Dy të rinj kanë përfunduar në spital, të plagosur me thikë pas një sherri, për motive ende të paqarta. Ngjarja ndodhi pasdite në zonën e Skelës. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk përjashtohen mundësitë e një zënke të nisur më parë. Të plagosur kanë mbetur Klodian Muho, 22-vjeç dhe Albano Banushi 25 vjeç. Zona në fjalë nuk është shumë e rrahur nga lëvizjet. Të dhënat e para bëjnë me dije se dy të lënduarit kanë pasur dy njësi të ndryshme në këtë zonë, një prej të cilave një pikë interneti. Të dy ata janë qëlluar nga një person i tretë, për të cilin policia nuk bën me dije asnjë të dhënë, por vetëm faktin se po punohet për kapjen e tij. Menjëherë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës. Një prej tyre është në gjendje më të rëndë. Të dhënat e para flasin për një plagosje për motive të dobëta, ndërkohë që ende nuk ka version zyrtar për këtë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›