Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset me thikë 17-vjeçari
Elbasan- Si pasojë e një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se ngjarja është shënuar pak minuta pas mesnate, ku Dorian Zdrava është konfliktuar me shtetasin Agron Koburja, ku ky i fundit e ka qëlluar me thikë të riun duke e plagosur.
Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaeve të ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.