Sherr mes të rinjve, plagoset polici
Një sherr mes të rinjve në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një polici.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Kërcullë, ku një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas konsumimit të pijeve alkoolike.
Si pasojë është plagosur me mjete të forta polici L.A., 25 vjeç, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar të rinjtë.
Burimet bëjnë të ditur se 25-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, sipas policisë, gjatë sherrit është vetëplagosur me armë zjarri edhe shtetasi Olsjam Cama, 22 vjeç. Mësohet se edhe ky kishte ndërhyrë për të ndarë sherrin.
Policia ka ndaluar një nga personat e përfshirë në sherr, shtetasin Florian Kore, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Ervin Içi.