Sherr në Koplik, 42-vjeçari goditet me sende të forta dhe automjeti i tij qëllohet me armë. Policia sqaron ngjarjen

Një konflikt i çastit në hyrje të qytetit të Koplikut ka përshkallëzuar në dhunë, ku disa persona kanë goditur me sende të forta një 42-vjeçar dhe kanë qëlluar edhe me armë zjarri.
Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa shtetasi E. T., banues në Bericë, është paraqitur rreth orës 19:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër me dëmtime në kokë dhe trup.
Sipas burimeve, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, por ka degjeneruar në përdorimin e dhunës fizike dhe armëve.
Policia sqaron se gjatë përplasjes, është qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve, automjeti ka pësuar dëmtime të shumta, nga njëra anë është e goditur nga përplasjet, gomat janë shkatërruar plotësisht, ndërsa në pjesën e pasme, tek bagazhi, janë konstatuar pesë plumba.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/rtsh.al/