Sherr në Pogradec, një i vrarë, arrestohet autori
Një sherr mes dy personash ka çuar në vrasjen e një personi në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një bilardo në këtë qytet ku shtetasi Mentor Gjyra ka qëlluar me thikë Sulo Oparakun pas një sherri me këtë të fundit.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit por nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë autori është larguar menjëherë nga vendngjarja por pas kërkimeve të policisë u bë i mundur arrestimi i tij.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.