“Gërdeci”, lënë burgun Delijorgji dhe Pinari

Rreth orës 18.00 kanë lënë qelinë e burgut 313 në Tiranë, tre të arresturit e tragjedisë së Gërdecit. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari si dhe Sokol Ngjeçi tashmë do të qëndrojnë në masë sigurie arrest shtëpie, pas vendimit të gjykatës së Tiranës.
Ky organ e ka argumentuar këtë vendim me përfudnimin e afateve të parburgimit për tre të pandehurit. Ndërkohë që disa ditë më parë ka lënë qelinë e burgut 313 në kryeqytet Dritan Minxolli, edhe ky për të njëjtën arsye humbjen e fuqisë së masës së sigurisë arrest në burg, por me ndryshim se vendimi i tij është dhënë nga Gjykata e Lartë.
Në seancën e tragjedisë së Gërdecit, së ditës së hënë avokati i Delijorgjit, Gëzim Veleshnja, avokati i Pinari, Bashkim Asllani si dhe i pandehuri sokol Ngjeçi, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm për shkak se kanë përfunduar afatet e paraburgimit dhe se masa e sigurisë arrest në burg e ka humbur fuqinë.
Kjo vjen pasi në një vit që gjykata e tiranës ka gjykuar këtë çështje nuk është dhënë asnjë vendim. Kështu pas këtij vendimi prokuroria ka dërguar në burgun 313 në Tiranë vendimin për ekzekutimin e këtij vendimi, i cili pasi është firmosur nga drejtori i incititucionit ka bërë të mundur lirimin e tre të akzuzuarve të Gërdecit, të cilët tashmë do të qëndrojnë me një masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit të shtëpisë.