Sherr në Rubik, plagoset me thikë pronari i një lokali dhe pike karburanti

Mirditë, 26 korrik, NOA Policia e Mirditës ka arrestuar para pak minutash 26-vjeçarin Spartak Doda, nga qyteti i Rubikut, i implikuar në një plagosje.
Arrestimi i Dodës, sipas burimeve zyrtare të policisë së Mirditës për agjencinë e Lajmeve NOA ka ndodhur konkretisht, pas plagosjes me thikë të 38-vjeçarit Arben Përlala po me banim në Rubik, i cili është edhe pronari i një lokali dhe pike karburanti në hyrje të qytetit të Rubikut.
Sipas tyre, plagosja e Përlalës ka ndodhur në orën 18.00 të ditës së sotme, pas një sherri për motive të dobëta, ku pas debateve me Dodën, kanë nisur edhe ofendim me fjalor banal me njëri-tjetrin.
Ndërsa Spartak Doda e ka parë veten të pafuqishëm për tu mbrojtur nga Përlala, ai ka nxjerrë një thikë që mbante me vete duke e qëlluar 38-vjeçarin një herë me të në trup dhe duke e lënë të plagosur.
Mësohet se pas plagosjes së 38-vjeçarit, Doda ka tentuar të largohej në drejtim të paditur, por reagimi i shpejtë dhe i menjëhershëm i policisë së Mirditës, ka bërë që ai të arrestohej, e ti sekuestrohej edhe thika e krimit.
Ndërsa i plagosuri Përlala ka përfunduar në spitalin e Rrëshenit, ku vazhdon të kurohet.
Sipas mjekëve të këtij spitali Përlala është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që hetime të mëtejshme do të kryhen ndaj të arrestuarit Spartak Doda dhe të plagosurit Arben Përlala.
a.b/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27587-sherr-ne-rubik-plagoset-me-thike-pronari-i-nje-lokali-dhe-pike-karburanti","title":"Sherr në Rubik, plagoset me thikë pronari i një lokali dhe pike karburanti","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")