E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në Sarandë mes disa personave, dhunohet fizikisht shefi i Krimeve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku është dhunuar shefi i Krimeve në qytet, Mateo Bakalli.

Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Situata më pas ka degjeneruar në dhunë, duke bërë që zyrtari i policisë të pësojë dëmtime në trup dhe në fytyrë.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me motivin e konfliktit apo nëse personat e përfshirë kanë pasur më herët konflikte me shefin e Krimeve.

Grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›