Sherr per flamujt e partive, perleshen dy familje ne mitingun e PD-se
LEZHE- Sherri mes dy te rinjve per simbolet e partive politike, ka shkaktuar nje te plagosur gjate mitingut te Partise Demokratike ne qytetin e Lezhes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 te pasdites se djeshme, ndersa ne perleshje me sende te forta u perfshine edhe dy familjet e te rinjve. Per pasoje eshte plagosur 27-vjecari N. Jaha, i cili u dergua per mjekim ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Policia doli me nje deklarate zyrtare pas ngjarjes, duke njoftuar se incidenti kishte ardhur pas perplasjes per shkak te simboleve. "Pas perfundimit te takimit, dy te rinj me inicialet, perkatesisht K. B., 15 vjec dhe E. M., 21 vjec, qe te dy banues ne fshatin Torovice, jane konfliktuar mes tyre", deklaroi policia vendore pas ngjarjes. Mesohet se i mituri K. B., qe merrte pjese ne mitingun e PD-se, ka mbajtur nje flamur te PS-se, duke e ngritur lart. Ne kete kohe 21 vjecari me inicialet E. M., i ka kerkuar te largonte flamurin e PS-se, pasi ishte mitingu i Partise Demokratike. "Ky i fundit nuk ka pranuar te bindet, cka ka provokuar dhe sherrin mes tyre. Ne kete grindje jane perfshire dhe familjaret e dy adoleshenteve, te cilet sulmuan njeri-tjetrin. Gjate ketij veprimi eshte plagosur rende ne koke 27-vjecari N. Jaha, i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij eshte e rende", tha policia e Lezhes. Nderkohe qe uniformat blu shoqeruan ne komisariat pjesetaret e dy familjeve, per te sqaruar ngjarjen dhe rrethanat.