E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me plumb pas koke biznesmeni

F. Salliu

PEQIN- Biznesmeni ekzekutohet me plumb ne koke ne makinen e tij ne rrethana misterioze. Durim Sinani, 34-vjec, lindur ne Lisnaje te Pajoves se Peqinit dhe me banim ne Golem te Durresit, u qellua ne nje atentat rreth ores 17:00 te dites se djeshme, ne vendin e quajtur "Kthesa e Gjocajt", ne superstraden Elbasan-Peqin. I ndjeri ishte duke udhetuar me automjetin tip "BMW" fuoristrade, me targe TR 4455 R, kur u qellua me arme zjarri nga i dyshuari Taulant Sallufi, 25-vjec, me banim ne qytetin e Peqinit, qe u shpall ne kerkim. Ndersa ne shoqerine e tij kane qene edhe tre te rinj qe policia i ndaloi oret e vona te mbremjes se djeshme, emrat e te cileve nuk i publikoi. Policia tha se po heton disa pista, si konfliktin e castit per shkak te nje parakalimi, perplasjen per biznesin, ndersa rrezoi pisten politike, pasi viktima njihej si aktivist dhe komisioner i Partise Demokratike ne zgjedhje.

Ngjarja

Te dy personat udhetonin ne makina te ndryshme. Mes tyre duket se ka pasur nje konflikt paraprak, i cili eshte finalizuar me nje plumb pas koke, per motive qe sipas policise ende nuk jane qartesuar, megjithese po hetohen disa pista. Ekspertet konstatuan se ekzekutimi eshte kryer ne distance fare te afert, nga dritarja ose nga sedilja e pasme e fuoristrades. Pas vrasjes, autori i dyshuar eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tij. Drejtues automjetesh dhe kalimtare kane menduar fillimisht per nje aksident, pasi automjeti eshte perplasur ne mbajteset anesore te superstrades. Por me pas u zbulua se kjo ishte nje vrasje e kryer me paramendim dhe qetesi te plote. Ne vendngjarje ka shkuar Policia e Peqinit, e cila eshte vene ne kerkim te autorit. Nga veprimet e shpejta operative eshte identifikuar se i dyshuari eshte Taulant Sallufi, 25 vjec. Policia ka nisur me shpejtesi ne spitalin e Elbasanit, 34-vjecarin Durim Sinani. Por sipas mjekeve, pacienti ka arritur klinikisht i vdekur. Durim Sinani i eshte nenshtruar nderhyrjes operatore, por ka qene e pamundur qe te mbijetoje. Ai ka nderruar jete pas nje ore, per shkak te demtimeve te thella te pesuara nga plumbi ne tru.

Hetimet

Ngjarja ka shokuar familjaret, te cilet kane arritur te alarmuar ne spitalin e Elbasanit. Ata nuk kane dhene asnje shpjegim per motivet e ngjarjes. Me pas ne vendin e krimit kane shkuar ekspertet dhe grupi hetimor. Ende nuk ka nje piste zyrtare per motivet e vrasjes. Drejtoria e Policise se Elbasanit, njoftoi zyrtarisht se nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vrasjes ka qene parakalimi me makina dhe grindja banale mes tyre. Dyshohet se Durim Sinani ka parakaluar me fuoristrade Taulant Sallufin, por ky nuk e ka pranuar sfiden dhe i eshte leshuar nga pas, per ta vrare. Sapo e ka arritur ka debatuar dhe me pas e ka qelluar me arme zjarri ne koke. Ne shoqerine e tij kane qene edhe tre te rinj qe u ndaluan pak ore pas ngjarjes. Megjithate po hetohet edhe ne pista te tjera, si konflikte te meparshme dhe biznesi, duke perjashtuar ate per motive politike. Ekspertet kane konfiguruar edhe skenen e krimit. Ekzekutimi eshte kryer ne distance fare te afert. Taulant Sallufi dyshohet se e ka vrare kundershtarin e tij, ose nga dritarja ose nga sedilja e makines tip fuoristrade. Nje plumb i vetem ne koke ka lene te vrare ne vend Durim Sinanin, i cili ka humbur kontrollin e makines. Automjeti ka vazhduar edhe disa metra rruge, duke u perplasur ne mbajteset e superstrades. Viktima ka qendruar ne makine deri sa ka ardhur policia.

Kush ishte i ndjeri Durim Sinani

Durim Sinani ishte baba i tre femijeve. Ai banonte ne Golem te Durresit dhe shpesh vinte tek prinderit e tij, ne Lisnaje te Pajoves. Mesohet se 34 vjecari zhvillonte nje aktivitet privat ne transport nepermjet kamioneve te tonazhit te rende, qe i kishte ne pronesi. I ndjeri njihej nga banoret e zones si nje nga aktivistet me te njohur te Partise Demokratike. Te aferm te viktimes u shprehen se ne historite e zgjedhjeve ai ka qene gjithmone komisioner i PD-se. Edhe kete here ka shprehur hapur perkrahjen e tij per kete force politike. Megjithate policia e ka perjashtuar vrasjen per shkak te bindjeve politike. Policia ka shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te ngjarjes. Kontrolle jane bere ne qytetin e Peqinit, nderkohe qe jane ngritur postblloqe ne akset kryesore. Ndaj Taulant Sallufit, eshte ngritur akuza e "vrasjes me arme zjarri".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›