Zhduket misteriozisht 13 vjeçarja

Një vajzë 13-vjeçare u zhduk në mënyrë misterioze nga dhoma e gjumit në orën 11 të natës!
13-vjeçarja Kiley Hegger po flinte në dhomën e saj, sipas familjarëve, që ndodhet në katin e parë kur nëna dëgjoi një zhurmë të çuditshme që vinte nga dhoma ku po flinte vogëlushja. Menjëherë nxitoi të shikonte se ç’ndodhi, por 13-vjeçarja ishte zhdukur, nuk ishte aty!
Kiley Hegger që konsiderohet si “naive” dhe e “pafajshme” nga familja e saj, është zhdukur mbrëmjen e të hënës dhe i gjithë shteti i Sarlott-it Jugor, në Karolinën Jugore të SHBA-ve ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vogëlushes.
Është një nga rastet më të rralla që është shënuar ndonjëherë në Amerikë, ku misteri mbulon çdo detaj!/Indeksonline/