E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për zgjedhjet, plagoset me thikë 34 vjecari

DURRËS- Një debat, që dyshohet të ketë nisur për zgjedhjet ka përfudnur me një të plagosur, për fat jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës dhe në të janë përfshirë dy anëtareve të shtabeve elektorale të kandidatëve të Bashkisë së Durrësit.

Sipas të dhënave të policisë, Ervin Muça, 34 vjec është plagosur me thikë nga anëtari i shtabit rival. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas tyre, tre goditjet që ka marrë me thikë nuk i kanë shkaktuar dëmtime të organeve jetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›