E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria në zgjedhje, Wollfarth takon Nishanin

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në vendit tonë, Eugen Wollfarth është ndalur sot në Ministrinë e Brendshme, ku është pritur në një takim nga kreu i dikasterit, Bujar Nishani.

Afrimi i zgjedhjeve dhe roli që duhet të luajë policia dhe strukturat e rendit për garantimin e mjedisit të qetë për zgjedhësit kane qene qëllimi i këtij takimi.

Gjatë një prononcimi për mediat pas takimit, ambasadori bëri apel për pjesëmarrje në zgjedhje dhe ruajten e qetësisë. Qytetarët kanë zgjedhje të lirë për të bërë, mund të zgjedhin cilin të duan duke vendosur kryqin e duhur në kutinë përkatëse”- tha ai.

Sipas tij, Shqiperia eshte nen vezhgimin e nderkombetareve dhe per kete do te kete raportet perkatese. “OSBE dhe ODIHR është duke vëzhguar dhe do vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve, qytetarët të kontribuojnë në mënyrë paqësore, ta konsiderojnë atë si një ditë të qetë, festive për të festuar demokracinë- theksoi ambasadori.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku përgëzoi punën e shkëlqyer që është bërë në drejtim të garantimit të qetësisë dhe sigurisë për zgjedhjet.

Ai ka bërë apel për fushatë të qetë, përqëndrim tek programi dhe alternativat që ofrojnë kandidatët dhe ka kërkuar nga policia, punë të paanshme dhe vetëm zbatim të ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›