Dhunoi gjyqtarin në Shkodër, arrestohet i riu
SHKODËR- Një gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës është dhunuar nga një i ri, në rrethana ende të pasqaruara mirë nga policia.
Sipas të dhënave të para të policisë bëhet me dije se në pranga për dhunën ndaj gjyqtarit është vënë një 28 vjecar, identifikuar si Eder Plisi. Policia e njoftuar për incidentin, mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 28 vjecarin, banues në lagjen 10 korriku, të qytetit.
Emri i gjyqtarit nuk është bërë i ditur dhe as shkaqet për të cilat i riu e ka dhunuar. Ajo që dihet është se ngjarja ka ndodhur në ambinetet e zyrës së gjyqtarit.
Ndërkohë që i riu është shoqëruar në polici, dosja në ngarkim të tij i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethimit. Mbi të rëndon akuza kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit.