E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Marreveshje ekonomike me Australine dhe Kanadane

Shqiperia do te rrite bashkepunimin ekonomik me Australine dhe Kanadane ndersa do te forcoje bashkepunimin edhe me Marokun dhe Republiken e Korese se Jugut. Pohimi eshte bere gjate takimeve qe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka zhvilluar me homologet e ketyre vendeve. Takimet mes tij dhe homologeve boterore eshte bere gjate samitit te OSBE-se qe u zhvillua ne Kazakistan. Gjate takimit me Sekretaren e Shtetit te Marokut Latifa Akharbach aspekt i vecante i bashkepunimit dypalesh u identifikua krijimi i hapesirave te nevojshme per intensifikimin e shkembimeve ekonomike dhe tregtare si dhe ngritjen e komisionit te perbashket ekonomik. Duke u ndalur tek pavaresia e Kosoves ministri Haxhinasto evidentoi rendesine qe kjo ceshtje te trajtohet ne perputhje me opinionin keshillimor te GJND-se dhe rezoluten e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe e mirepriti kete opinion. Ai theksoi se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem ngushtesisht i lidhur me stabilitetin dhe sigurine e Ballkanit Perendimor. Nga ana e saj znj. Akharbach theksoi rendesine e intensifikimit e bashkepunimit mes dy vendeve ne fushen e ekonomise shkembimeve tregtare turizmit si dhe ne arenen nderkombetare. Tek bashkepunimi ekonomik eshte vene theksi edhe ne takimin qe Haxhinasto zhvilloi me ministrin e Shtetit per Punet e Jashtme te Kanadase Peter Kent. Ndersa ne takimin me homologun e tij te Korese se Jugut Kim Sung Hwan ministri i Jashtem i Shqiperise vleresoi bashkepunimin e deritanishem ne fushen ekonomike dhe asistencen e Agjencise per Bashkepunimin Nderkombetar te Korese KOICA. Z. Haxhinasto propozoi fillimin e konsultimeve diplomatike mes dy vendeve dhe ftoi homologun e tij Sung Hwan per te vizituar Shqiperine ftese qe u pranua me kenaqesi nga ministri korean. Komision i perbashket ekonomik do te krijohet edhe me Australine. Ministri i Puneve te Jashtme i Australise Kevin Rudd vleresoi rolin konstruktiv te Shqiperise ne Ballkanin Perendimor dhe ecurine pozitive te procesit te integrimit Evropian te vendit. Ne pergjigje te fteses se ministrit Haxhinasto ai informoi se planifikon te vizitoje Shqiperine gjate vitit te ardhshem. Te dy homologet shkembyen mendime per hapesirat e bashkepunimit te metejshem ne organizatat nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›