E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në “Ali Demi”, momenti kur Arjan Telhallari shfaqet i armatosur

Ky që shihni në foto është Arjan Telhallari, personi që së bashku me djalin e tij u konfliktun me një të ri pranë zyrave të PSD në Ali Dem këtë të martë.

Vizion Plus ka siguruar momentin kur shtetasi Arjan Telhallari i armatosur ka shkuar në drejtim të zyrës elektorale të PSD.

Si fillim përplasja nisi mes dy të rinjve. Pas konfliktit, i riu është larguar dhe ka njoftuar të atin, Arjan Telhallari.

Të dy janë kthyer më pas në vendin e ngjarjes për të kërkuar djalin tjetër, por nuk e kanë gjetur në lokal.

Sipas policisë, Arjan Telhallari ka qenë i armatosur dhe gjatë përplasjes i kanë rënë në tokë disa fishekë të paplasur. Fatmirësisht, arma nuk rezulton të jetë përdorur.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›