E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri ne Lac pas largimit te komisionereve te majte nga qendra e votimit

Kur komisioneret e Partise Socialiste dhe te LSI-se ne shkollen “At Shtjeven Gjecovi” pane se ishin te rrethuar nga persona te armatosur atehere u larguan nga qendra e votimit. Ky ka qene momenti kur militante te te dy partive janë acaruar  diten e zgjedhjeve, dhe qe u be shkak edhe i nisjes se përplasjes me arme ne këtë shkolle. Ne dosjen e prokurorisë thuhet se fillimisht militantet kane debatuar, me pas jane share deri kur kane dale jashtë oborrit të shkollës ku edhe kanë shkrepur armët...Dyshohet personat qe qëlluan me armë ishin disa. Për pasoj është vrarë me pistolet nga afër Gjon Gjoni dhe janë plagosur lehtë Mhill e Kastriot Fufi. 
Prokuroria thotë se ne vrasje janë përdorur disa armë zjarri. Pas verifikimit te gezhojave qe u gjeten ne vendngjarje, prokuroria konfirmon per “ABC News” se ka pasur shkembim zjarri me pistoleta te kalibrave te ndryshëm. Pak ditë më parë, me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Prokuroria për Krime të Rënda është autorizuar dhe tashmë po heton vrasjen e ndodhur në Laç ditën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›