E Diel, 1 Nëntor 2026

Thesaret e fshehura ne nje koleksion vepra te rralla dhe ekskluzive te artit

Jane te pakte ata njerez me pasion qe iu kushtojne nje pjese te mire jetes per te per gjetur e ruajtur vepra te rralla dhe ekskluzive arti. Koleksionisti Kozma Dashi ne Fier, njëherazi edhe fitues i mandatit te deputetit, rrëfen per thesarin e tij
Fier, thesaret e fshehura në një koleksion.  vepra të rralla dhe ekskluzive të artit kombëtar në një galeri .
Një koleksion i përberë nga thesare. 
Po sfidon historianët me qindra fotografi, piktura, skluptura dhe sende të ndryshme 
Të gjitha fakte dhe histori të pathena më parë. 
Ky është koleksioni fierakut Kozma Dashi. 
E rrallë dhe e vetme, është  kopja e një pikture të Ibrahim Kodrës dhe varianti i saj në qeramikë, me autorësinë e mjeshtrit italian,  Rosikone. 
Mesazhi i paqes nga një oficer gjerman në kulmin e operacionit të qershorit të 1944-ës. 
Dashi e konsideron si mesazhin tipik ''i dashur armik''.  Han Kemerich, oficer gjerman e  pikturoi këtë natyre të qetë, në mes të luftës.
I harruar nga të dhënat historike Qenan Mesareja me një vepër të tij në akuarelë. Mesarea organizoi ekspozitën e parë të pikturës në vitin 1931 bashkë me Odise Paskalin. Pikturat e tij në atë kohë u shitën të gjitha por ne këtë koleksion nuk mund të mungonte nje prej tyre. 
Koleksioni  vazhdon me fotografi eksluzive të kohës së luftës. Ka vepra të rralla të Simon Rrotës,  Vangjush Tushit,  Foto Stamos, Rafail Dembos dhe Vangjush Mios.
 Me gjithe dashurinë që ka për to, Dashi pranon ta vendosë koleksionin e tij në dispozicion të historianeve . 
Çdo vepër e koleksionit ka edhe dokumentacionin përkatës historik. për secilën pikturë apo send të koleskionit të tij Kozmai ka gjurmuar të dhëna shkresore dhe fotografi , për të zbërthyer mesazhin e veprave . 
Pjesëtar i parlamentit shqiptar pas 23 qershorit, ndoshta koleksioni do ti afroje Kozma Dashit me tepër arsye për te vlerësuar mandatin…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›