E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për një vajzë, pensionisti italian plagos emigrantin shqiptar

Një pensionist italian 68-vjeçar, Paolo Meneghetti, u ndalua nga policia pasi tentoi të vriste një shqiptar. Burri i moshuar akuzohet se ka qëlluar mbi një emigrant shqiptar të moshës 33-vjeçare, i identifikuar si Dritan Çaushi, duke e plagosur rëndë atë. Mësohet se shqiptari, pak para të shtënave, kishte pasur një debat në rrugë me një mike të 68- vjeçarit, e cila prej vitesh banonte në shtëpinë e italianit. Sipas policisë, mendohet se shqiptari kishte ngritur dorë ndaj gruas me të cilën po debatonte, prandaj pensionisti për të mbrojtur miken e tij hyri brenda në shtëpi për të dalë nga atje me një pistoletë. Pas kësaj, ai nisi të qëllojë mbi shqiptarin duke e plagosur në stomak me një plumb, i cili mendohet t’i ketë prekur disa organe jetike të riut. Mësohet se shkak për këtë ngjarje u bë këmbëngulja dhe përndjekja e vazhdueshme që 33-vjeçari Çaushi i bënte vajzës me të cilin kishte qenë i lidhur, duke mos dashur të pranojë prishjen e lidhjes. Në këto kushte, ajo i ishte drejtuar për mbrojtje pensionistit italian, i cili i ka rrezikuar jetën Çaushit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›