E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali i armeve, prokuroria liron te dyshuarin "pronar'

Lac-Prokuroria e Kurbinit liron te dyshuarin per arsenalin e armeve e municionit te gjetur kater dite me pare ne banese pas kontrollit te policise. Organi I akuzes kerkoi mase me te zbutur per Tom Biben, edhe pse operacioni qe zhvilluan blute u deklarua I bujshem, ndersa u sekuestruan 3 mije cope fisheke, nje pushke model 56, 30 metra fitil zjarrpercjelles dhe 10 ndezesa granate qe i mbante te fshehura ne nje nga dy shtepite e tij. Gjate mases se sigurise se zhvilluar dje, trupi gjykues ka pranuar kerkesen e prokurorise, duke dhene vleresimin "arrest shtepiak" per 45 vjecarin e dyshuar. Biba u kap ne qytetin e Durresit tre dite me pare me nje arme pa leje dhe gjate kontrollit te metejshem ne dy shtepite e tij u gjet dhe arsenali me municion e armatim. Policia e kishte shpallur prej dy javesh ne kerkim 45-vjecarin per kete veper penale pasi u gjeten ne fshatin Gallte te Kurbinit 3 mije cope fisheke, nje pushke, ndezesa e fitil. Kontrolli i policise eshte bere pas marrjes se informacioneve te hollesishme nga ana e banoreve te zones. Biba nuk eshte gjetur ne shtepi gjate aksionit te pare, por eshte mesuar se gjendej ne Durres. Gjate momentit te ndalimit ne Durres mesohet se 45-vjecari ka kundershtuar uniformat blu, kurse gjate marrjes ne pyetje ka mohuar pronesine e arsenalit te armeve, duke thene se prej kohesh ishte larguar nga fshati dhe se municioni nuk i perkiste atij.

Mungesa e provave

Gjykata e Kurbinit ka degjuar argumentet e prokurorise, duke dhene edhe masen "arrest shtepie" deri ne gjetjen e provave dhe perfundimit te hetimeve. Fakti se Tom Biba ishte larguar prej muajsh nga banesa ka ndikuar ne lehtesimin e mases se sigurise nga gjykata, pasi nuk mund te provohej se ai ishte "pronari" armatimit. Derisa te provohet autoresia Biba do te qendroje ne kete mase sigurie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›