E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pronën, ekzekutohet me armë 35-vjeçari



DURRES- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme fshatin Shkallë të Durrësit. Mësohet se një copë tokë është bërë shkak i një konflikti mes dy kushërinjve, që më pas ka përfunduar në një vrasje me armë zjarri. Ora shënonte 16:35 kur Jak Djaloshi ka vrarë me çifte kushëririn e tij 35-vjeçar, Dritan Djaloshi. Mësohet se 35-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend ndërsa autori i krimit ka shkuar në shtëpinë e tij, ka konsumuar një sasi fostoksine dhe është larguar nga banesa. Lajmin e ka konfirmuar vetë bashkëshortja e tij ndërsa policia ka mundur të gjejë ambalazhin e lëndës helmuese. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë nisur aksione për gjetjen e autorit, ndërkohë që janë marrë dëshmitë e familjarëve.

2 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›