E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherri për pronën, vëllai i ish-deputetit socialist dhunon bashkëfshatarin. Shpallet në kërkim Flamur Rraja

Policia ka shpallur në kërkim Flamur Rrajan, vëllanë e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ai është shpallur në kërkim në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij, për shkak të konflikteve për pronën në Nikël të Fushë-Krujës.

Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj Cacës.

Policia bën të ditur se nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij konflikti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›